Interi dhe Barcelona përballen sonte në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.
Të dy skuadrat kërkojnë një vend në finalen e madhe, atje ku pritet spektakël dhe rivalitet deri në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 3 me 3, rezultat ky që lë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese.
Sipas ‘Opta’, Barcelona ka 56% të gjasave për të kaluar tutje në finalen e madhe, kurse Interi ka 44%.
/GazetaBlic Sport/