Sot në qytetin e Dibrës shënohet 6 maji , 620-vjetori i lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pushteti vendor pas vënies së luleve të freskëta tek shtatorja e Skënderbeut, në orët e mbrëmjes sonte në Qendrën për Kulturë në Dibër organizon koncert solemn për Skënderbeun me moton “Nga Dibra në Arbëri”.
“Ne këtu jemi për të përkujtuar figurën më të rëndësishme historike të kombit tonë, lindjen e Gjergj Kastriot – Skënderbeut. Edhe ne si komunë Dibër kemi marrë këtë aktivitet, që do të pasojë me disa manifestime. Edhe ne si komunë, si Dibër, me të vërtet edhe na takon, pasi Gjergj Kastriot – Skënderbeu është edhe biri i Dibrës, i lindur në këtë krahinë. Figura e Skënderbeut është figura më e rëndësishme e kombit tonë, meriton që të bëhet një respekt i veçantë për këtë figurë kombëtare, edhe kjo faktikisht do të mbetet si një traditë që është çdo vit, kur është ditëlindja e Skënderbeut, që të bëjmë manifestime edhe ne si Dibër.”, – u shpreh kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.