Close Menu
    Aktuale

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Raste nga të dyja skuadrat, luhen 25 minuta lojë në finalen e Kupës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit

    DailyNewsBy DailyNewsMay 6, 2025

    Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik, akuzojnë sot nga BDI.

    “Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike.Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë, të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër. Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak.

    Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik.

    Kjo qasje kujton kohët e errëta kur majorizimi, i kamufluar pas “sistemeve të meritës” dhe “respektimit të ligjeve”, ishte mjet për shtypje sistematike të shqiptarëve. Është e qartë se përderisa nuk sigurohen mekanizma shtesë kushtetues dhe politikë që do të garantojnë konsensualitetin në zgjedhjen dhe funksionimin e Presidentit, ky funksion do të vazhdojë të perceptohet si ekskluzivisht etnik, eiorientuar vetëm drejt nevojave të një komuniteti. Nëse Siljanovska Davkova nuk e rishqyrton qëndrimin e saj, rrezikon të njihet vetëm nga një pjesë e popullsisë”, thonë nga BDI.

    Lajme të ngjashme

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    May 23, 2025

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    May 22, 2025

    Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

    May 22, 2025
    Aktuale

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    DailyNewsMay 23, 2025

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në…

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Raste nga të dyja skuadrat, luhen 25 minuta lojë në finalen e Kupës

    GOOL: Karton i kuq për Llapin, Prishtina në avantazh në anën tjetër

    ASLLAAAANIII! Sulmuesi kosovar shënon në ndeshjen e barazhit për Bundesliga

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.