Mesfushori i Liverpoolit, Alexis McAllister, shpreson që fitimi i titullit të Premier League këtë sezon të jetë vetëm fillimi i diçkaje të madhe.
Nën udhëheqjen e Arne Slott, Liverpool dominoi kampionatin anglez dhe fitoi titullin e 20-të, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk mendoja se do ta fitonim ligën aq lehtë sa e fituam, sepse jemi në një proces që sapo ka filluar. Për shumë njerëz, ishte një ndryshim i madh. Trajneri dhe skuadra e dinë se mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i diçkaje të madhe”, tha McAllister për ESPN.
“Ne ishim të pafat në short, u takuam me një ekip të shkëlqyer”, tha McAllister për eliminimin nga PSG në Ligën e Kampionëve.
“Secila nga ekipet mund të kishte arritur në gjysmëfinale. Ata ishin më të mirë në penallti, por vitin tjetër do të luftojmë edhe më shumë”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/