Close Menu
    Aktuale

    Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Ky është propozimi përfundimtar i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Çfarë përfshin (HARTA)

    DailyNewsBy DailyNewsApril 24, 2025

    Uashingtoni pret sot përgjigjen e Ukrainës mbi një marrëveshje paqeje që përfshin njohjen e Krimesë nga SHBA si territor rus dhe pranimin jozyrtar të sovranitetit rus mbi territoret e pushtuara që nga viti 2022, sipas informacionit të zbuluar nga Axios.

    Dokumenti iu prezantua zyrtarëve ukrainas në Paris javën e kaluar dhe përshkruhet si “propozimi përfundimtar” i Presidentit Trump.

    Shtëpia e Bardhë thotë se është e gatshme të tërhiqet nga bisedimet nëse një marrëveshje nuk arrihet së shpejti.

    Propozimi kërkon lëshime serioze nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili më parë ka refuzuar çdo njohje të okupimit nga Rusia të Krimesë dhe rajoneve të tjera në Ukrainën lindore.

    Një burim pranë qeverisë ukrainase e përshkroi propozimin si veçanërisht të favorshëm për Rusinë.

    “Ai përshkruan saktësisht përfitimet për Moskën, ndërsa flet në përgjithësi për Ukrainën”.

    Çfarë përfitojnë Rusia dhe Ukraina me propozimin e Trump?

    Rusia do të fitojë:

    Njohja zyrtare e sovranitetit mbi Krimenë.

    Njohja joformale e pushtimit rus të pothuajse të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe zonave të pushtuara në Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia.

    Premtimi i mosintegrimit të Ukrainës në NATO. Anëtarësimi në BE do të mbetet i mundur.

    Heqja e sanksioneve të vendosura pas vitit 2014. Rritja e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, kryesisht në sektorët e energjisë dhe industrisë.

    Ukraina do të marrë:

    Një garanci sigurie nga një grup vendesh evropiane (dhe ndoshta jo-evropiane) – pa sqaruar rolin e SHBA-së.

    Kthimi i një zone të vogël të rajonit të Kharkiv-it të pushtuar nga Rusia.

    Kalim i lirë në lumin Dnieper, i cili ndan frontet në Ukrainën jugore.

    Kompensimi dhe ndihma për rindërtim, pa specifikuar burimin e financimit.

    Pika të tjera të planit – Roli i SHBA-së dhe Putinit

    Plani parashikon që termocentrali bërthamor i Zaporizhisë do të konsiderohet ukrainas, por do të operohet nga SHBA, me energji elektrike të shpërndarë si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.

    Aty përmendet edhe marrëveshja SHBA-Ukrainë për depozitat minerale, të cilën Trump synon ta nënshkruajë të enjten.

    Korniza u hartua pas një takimi katër orësh midis të dërguarit të Trump, Steve Witkoff dhe Putinit.

    Pas paraqitjes së propozimit, Putin sugjeroi një pezullim të operacioneve ushtarake në kufijtë aktualë si shenjë e vullnetit për paqe.

    Zyrtarët evropianë, megjithatë, mbeten të kujdesshëm.

    Hapat dhe zhvillimet e ardhshme në bisedime

    Wittkoff do të udhëtojë sërish në Moskë këtë javë për një takim të katërt me Putinin, por ai dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio nuk do të marrin pjesë në bisedimet në Londër të mërkurën, siç ishte planifikuar fillimisht.

    Delegacioni amerikan do të drejtohet nga Keith Kellogg, i cili do të prezantojë planin në bisedime me zyrtarë ukrainas, francezë, gjermanë dhe britanikë.

    Një burim amerikan tha se Uashingtoni dhe Ukraina tani po diskutojnë një armëpushim 30-ditor, në vend të një marrëveshjeje të plotë paqeje bazuar në planin e Trump.

    Rubio shkroi në Twitter se ka pasur një bisedë “produktive” me homologun e tij britanik dhe se pret të vazhdojë bisedimet pas Londrës.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha: “Negociatat janë duke vazhduar dhe ne shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur”.

    Lajme të ngjashme

    Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar

    May 23, 2025

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    May 23, 2025

    SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

    May 22, 2025
    Aktuale

    Përmbytje shkatërruese godasin Australinë, 3 viktima dhe mijëra të evakuuar

    DailyNewsMay 23, 2025

    Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për…

    “A mund të keni pak mëshirë”, kreu i OBSH-së thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Raste nga të dyja skuadrat, luhen 25 minuta lojë në finalen e Kupës

    GOOL: Karton i kuq për Llapin, Prishtina në avantazh në anën tjetër

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.