Nga Eduard Zaloshnja
Unaza e Madhe e Tiranës u devijua para 15 vjetësh, që rastësisht, të gjitha automejetet të derdheshin në portën hyrëse të TEG-ut.
Autostrada Elbasan-Tiranë u zhvendos nga Lugina e Baldushkut, në mes të Malit të Krrabës (me tunel tejet të kushtueshëm) – ndoshta që të gjitha automejetet nga Elbasani të derdheshin në portën hyrëse të TEG-ut…
Aktualisht, është një skëterrë e vërtetë të gjesh parkim në TEG gjatë fundjavave, kur shumë familje shkojnë atje për të psonisur apo thjesht për t’u argëtuar.
Për të mos folur për sallën e restoranteve fast-food në TEG, ku vetëm pak punonjëse me rrogë minimale mezi ia dalin të pastrojnë tavolinat që presin të zihen nga familjet e radhës.
Tuneli tejet i kushtueshëm i Llogarasë, që u hap këtë vit me paratë e taksapaguesve të thjeshtë shqiptarë, derdh tani një lumë automjetesh në dyert e Palasës.
Pas një viti, kur të hapet aeroporti i Vlorës, edhe më shumë automjete do të derdhen në dyert e Palasës.
Mbetet të shihet nëse Palasa do të kthehet pas ca vitesh në një TEG të dytë, për sa i përket parkimit dhe shërbimit…
The post TEG-u si simbol i planifikimit mendjeshkurtër! appeared first on SHQIP.com.