Mes lotësh dhe dhimbje u përcoll sot në banesën e fundit Ilaria Sula, e reja shqiptare e cila u vra në Itali nga ish i dashuri filipinas.
Ilaria do të prehet në Terni aty ku u rrit dhe jetoi, para se të shpërngulej në Romë ku studionte.
Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, të cilët mes lotësh i kanë dhënë lamtumirën.
Prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.
Autor i vrasjes është Mark Samson, 23-vjeçari Filipinas me të cilin Ilaria kishte pasur një lidhje. Ai dyshohet se e vrau të renë mëngjesin e 26 marsin dhe turpin e futi në një valixhe e më pas e hodhi në një zonë të pyllëzuar.
Trupi u gjet pas disa ditësh, ndërsa Samson është arrestuar dhe ka pranuar krimin./vizionplus.tv