Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale, ka deklaruar se në koalicionin qeveritar marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme dhe se nuk do të këtë rikonstruktim të kabinetit qeveritar, informon PressOnline.al
A është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve? “Jo!”, tha Mickoski.
Pak orë më parë i pyetur nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale në vjeshtë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim, por që kjo çështje do të analizohet.