Aleanca për Shqiptarët (ASH) dje mbajti Kuvendin e saj të III në qytetin e Gostivarit, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme:
1. Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit, si dhe Arben Halili u kooptuan si anëtarë të Kuvendit.
2. Pas dorëheqjes së Bujare Abazit nga posti i nënkryetares së partisë për shkak të emërimit të saj si Drejtore e Komisionit për Letra me Vlerë, Idriz Orana u emërua si nënkryetar i ASH-së.
3. Kuvendi autorizoi Kryesinë e ngushtë të partisë të vazhdojë bisedimet për zgjedhjet lokale me koalicionin VLEN.
4. Vendosëm të nisim takime me çdo degë të partisë, me qëllim dëgjimin e mendimit të bazës lidhur me qëndrimin tonë për zgjedhjet lokale.
5. Kuvendi miratoi një Rezolutë për tragjedinë në Koçan, duke kërkuar zbardhje të plotë dhe të paanshme të këtij rasti të rëndë.