Kylian Mbappe do të bëhet ekzekutuesi i penalltive të Real Madridit.
Sipas Marca, kryetrajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, ka vendosur të emërojë francezin si gjuajtës të rregullt të penalltive.
Mbappe do të ekzekutojë penallti për Real Madridin duke filluar nga ndeshja kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Këtë sezon, Real Madridi ka humbur 5 penallti në të gjitha garat, që është rekordi më i keq i skuadrës që nga sezoni 2013/14. Në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Valencias (1–2), Vinicius Junior nuk arriti të shënonte nga pika e parë – pasi Giorgi Mamardashvili e priti goditjen e brazilianit.
/GazetaBlic Sport