Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) pas mbledhjes së Kuvendit të partisë në Gostivar, është shfaqur i bashkuar krahë liderit të ASH-së, Arben Taravari, informon PressOnline.al
Kryetarja e FRASH, Yllka Nuredini në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një foto me mbishkrim: “Heshtja e dikurshme flet po aq sa zhurma e sotme, mjafton ta dish si ta dëgjosh”.
Përkrah kryetares së FRASH, në foton krahë Taravarit janë edhe Hamza Nuhiu – kryetar i FRASH – Çair, Ujkan Rrahmani – kryetar i FRASH – Tetovë dhe Muhamed Lala – sekretar gjeneral i FRASH.
Nga FRASH për PressOnline thonë se qëndrojnë pas çdo vendimi të partisë dhe liderit të ASH-së, Arben Taravari dhe se si gjithnjë janë të përgatitur për betejë elektorale në çdo cep të vendit, nga Kumanova deri në Strugë. (PressOnline.al)