Roberto De Zerbi nuk ka në plan të kthehet në Itali për momentin si trajner.
Megjithatë, trajneri i Marseille do të ndryshojë mendje nëse Milani ose Juventusi trokasin në derën e tij, raporton Daniele Longo i Calciomercato.
De Zerbi ka bërë një punë mjaft të mirë që kur mori detyrën e trajnerit të Marseille verën e kaluar, duke i çuar ata të sfidojnë PSG-në për titullin e Ligue 1.
Juventusi mund të ketë nevojë për një trajner të ri në verë me Thiago Motta nën presion të madh pas disa ndeshjeve të dobëtra.
Milani gjithashtu mund të interesohet për De Zerbi pasi Sergio Conceicao nuk është treguar i qëndrueshëm që kur mori drejtimin.
“Milani është një klub i zemrës dhe një sfidë që do ta pranoja me entuziazëm”, tha dikur De Zerbi.
/GazetaBlic Sport