Profesori dhe trajneri i njohur kosovar, Malsor Gjonbalaj ka shpresë që kombëtarja e Kosovës në futboll mund t’a mposht Islandën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Kosova do të përballet me 20 dhe 23 mars me Islandën në kuadër të ndeshjes së “Play Offit” për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Kemi një ndeshje me rëndësi të veçantë me një kundërshtarë të papërshtatshëm, por s’e konsideroj më të fortë për nga cilësia, andaj kam shpresë për rezultatin pozitiv”, tha fillimisht Gjonbalaj për ‘GazetaBlic Sport’.
“Potenciali individual që e kemi është në dorën e Franco Fodas, nëse do di ai që ta gjejë formulën e saktë, vendosjen e futbollistëve dhe repartin taktik, në mënyrë që të kemi homonogjitet që të kemi rezultat pozitiv”, vazhdoi ai.
Në fund, profesori i njohur apeloi për mbështetje të kombëtares së Kosovës.
“Unë apeloj që të krijojmë atmosferë e disponim të mirë, të gjithë sëbashku. I ftof të gjithë që të lidhen afër këtij ekipi, sepse mbështetja është për shtetin tonë, duhet të jemi të bashkuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/