Skuadra e Hatayaspor ka fituar sot ndaj Sivasspor në Superligën e Turqisë.
Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Visar Bekaj, portieri kosovar, i cili është në formë të mrekullueshme muajin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Bekaj u vlerësua me notën 8.1, pasi gjatë 90 minutave lojë bëri 6 pritje, të cilat ishin vendimtare që skuadra e tij të merrte pikët maksimale.
Ja statistikat e tij:
- 6 pritje
- 5 pritje brenda zonës
- 1 grushtim i topit
- 70% e pasimeve të sakta