Shtatë ditë zie do të shpallet me rastin e aksidentit tragjik në Koçan, në të cilin sipas informacioneve zyrtare, 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 155 janë lënduar. Vendimi do të merret në mbledhjen e sotme të qeverisë, e cila do të mbahet në orën 16:00.
“Qeveria në seancën e sotme e cila do të mbahet në orë 16:00 do të marrë vendim për shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit. Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, thuhet në informacionin nga Qeveria.