Presioni po rritet mbi trajnerin e Milanit, Sergio Conceicao, pasi klubi thuhet se të vendosë të ndahet me të menjëherë nëse nuk fiton në Lecce të shtunën.
Trajneri portugez ka qenë nën kritika ditët e fundit, pasi u detyrua të mohonte pretendimet e ish-zëdhënësit të tij që sugjeronin se ai ishte thellësisht i pakënaqur me ekipin dhe menaxhmentin e klubit, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazzetta dello Sport shpjegon se drejtuesit janë thellësisht të shqetësuar për formën e dobët të skuadrës, një skenar drastik mund të shpaloset nëse Milani nuk arrin të rikthehet duke mposhtur Lecce-n pas tre humbjeve radhazi në Serie A.
Gazeta sugjeron se, në skenarin më të keq, klubi mund të emërojë trajnerin aktual të Milan Futuro, Mauro Tassotti, si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, kurse do të shkarkojë trajnerin aktual portugez.
/GazetaBlic Sport/