Skuadra e Drenicës ka emëruar struktura të reja udhëheqëse.
Në krye të klubit është zgjedhur Haxhi Rreci si president, ndërsa Rexhep Birinxhiku mban pozitën e zëvendëspresidentit të parë.
Pozitat e tjera në Bordin e Klubit dhe strukturen menaxhueses mbesin të pandryshuara.
Kryesia e FC Drenicës do të jetë si vijon:
– Haxhi Rreci – President
– Rexhep Birinxhiku – Zv. president i parë
– Çaush Dobra – Zv. president i dytë
– Musa Jashari – Anëtar i Bordit
– Basrti Durmishi – Anëtar i Bordit
– Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit
– Ragip Durmishi – Anëtar i Bordit.
“Ky riorganizim vjen për të vazhduar periudhën e suksesve të klubit, me synimin e qartë për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe fitimin e Kupës së Kosovës. Me përbërjen e re të kryesisë, FC Drenica synon të forcojë strukturat e saj dhe të arrijë objektivat e përcaktuara për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.
The post Zyrtare: Drenica emëron struktura të reja udhëheqëse, ka një president të ri appeared first on GazetaBlic.