Laura Fazliu ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Grand Prix të Linzit në Austri.
Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.
Xhudistes kosovare i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medalje, pastaj pse jo të synojë edhe të artën.