Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, foli gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatëve për çmimet “Laureus”, ku nuk kurseu lëvdatat për kolegun dhe bashkëkombësin e tij, Carlo Ancelotti:
“Ancelotti është trajneri më i mirë në botë, sepse di ta menaxhojë ekipin, njeh futbollin, di si t’i vendosë lojtarët në fushë dhe është altruist. Gjëja më e rëndësishme për një trajner është të kuptojë çfarë ka në dispozicion dhe të dijë ku dëshiron të arrijë. Nëse nuk e kupton, është një dështim. Ancelotti e kupton këtë në mënyrë të përkryer”.
Capello mbrojti yllin francez nga kritikat që ka marrë gjatë muajve të parë te Real Madridi: “Është një lojtar i madh. Iu deshën tre muaj për të kuptuar se çfarë është Real Madridi. Shumë njerëz e kritikuan, por nuk kuptuan asgjë dhe thanë vetëm marrëzira. Tani po e shohim se është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i nivelit më të lartë”.
Duke folur për përballjen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Champions League, Capello theksoi: “Do të jetë e vështirë për të dyja ekipet, si gjithmonë. Derbi është një ndeshje ndryshe. Mendoj se përvoja në këto sfida e ndihmon Real Madridin, lojtarët e tij kanë një cilësi të veçantë. Sidoqoftë, Simeone i përgatit shumë mirë këto ndeshje, kështu që do të jetë e vështirë për Real Madridin që ta fitojë këtë sfidë”.
Igli Tare në “pole position” për drejtor të Milanit, ja 5 goditjet e tij më të mira në këtë pozicion te Lazio
Në lidhje me rivalitetin për titullin kampion në La Liga, Capello dha mendimin e tij të qartë: “La Liga është në një moment shumë interesant, si për futbollin, ashtu edhe për tifozët. Në të, çdo ndeshje ka rëndësi. Personalisht, mendoj se titullin do ta fitojë Real Madridi”.