Real Sociedad dhe Manchester United barazuan 1-1 në Reale Arena në San Sebastian në ndeshjen e parë të 16-tës së Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq kaluan në avantazh me anë të Joshua Zirkzee, por vendasit barazuan me golin e Mikel Oyarzabal nga penalltia.
AZ Alkmaar mposhti 1-0 Tottenhamin në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës. Lucas Bergvall shënoi një autogol në minutën e 18-të, dhe nikoqirët patën disa raste të tjera të mira për të pasur një epërsi më të madhe përpara ndeshjes së dytë në Londër më 13 mars.
/GazetaBlic Sport.