Tek Real Madrid nuk po shohin ‘dritë me sy’ në përballjet me Barcelonën.
Pas fitoreve fantastike të skuadrës së Hansi Flick ndaj asaj të Ancelottit tashmë është koha për vashat e skuadrës katalunase, të cilat i ‘shkatërruan’ mbrëmë ato të Real Madridit, duke triumfuar me rezultat 0 me 5, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.
Aq fantastike sa fitorja e arritur ishte edhe pritja e portieres së Barcelonës, Cata Coll, e cila është bërë virale, duke pritur një goditje nga distanca, e cila ishte më të vërtetë për t’u duartrokitur.
🧤Parade énorme de Cata Coll.pic.twitter.com/JhVSBQ6kUt https://t.co/WSiCxfUFgR
— Blaugranation (@blaugranation_) March 6, 2025
/GazetaBlic Sport/