Kosova U17 ka siguruar vetëm një barazim në ndeshjen ndaj Andorës U17.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky rezultat nuk është aspak pozitiv bazuar tek cilësitë shumë më të dobëta që ka kundërshtari, ku ka 14 ndeshje rresht pa fitore dhe madje nga 14 ndeshjet e fundit, 12 prej tyre i ka humbur.
Në dy ndeshjet e radhës, ‘Dardanët’ përballen me Qipron dhe Moldavinë.