Demokracia në Veprim (DnV), ka njoftuar se deri në orën 12:00, rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Sipas DnV-së, dalja në komunat me shumicë serbe ka qenë ndjeshëm më e lartë se mesatarja e vendit, duke arritur mbi 24 për qind.
Ky trend i lartë i pjesëmarrjes, sipas Dnv-së, është i ngjashëm me proceset e kaluara zgjedhore.
“Deri në orën 12 të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi. Dalja në komunat me shumicë serbe ngjashëm sikur edh enë proceset e kaluara zgjedhore është gati dyfishë më e lartë se sa mesatarja e daljes në nivel vendi respektivisht mbi 24 për qind”, ka deklaruar Eugen Cakolli nga DnV-ja.
Sa i përket parregullsive, sipas tij, më të theksuara gjatë pjesës së parë të ditës, vështirësitë kryesore janë gjetja e emrit në listën e votuesve, që ka karakterizuar mbi 50 për qind të qendrave të votimit në shkallë vendi.
“Shqetësues mbetet fakti që kemi afërsisht 6 për qind të vendvotimeve në të cilat numri i votuesve që nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve, arrin deri në 50 sosh”, ka deklaruar mes tjerash Cakolli.