Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i është kundërpërgjigjur Real Madridit për ankesën në Federatën Spanjolle të Futbollit për cilësinë e gjyqtarëve.
Në një postim në X (Twitter), Tebas shkruan: “Nuk u habita aspak nga letra e Real Madridit, pasi nuk thotë asgjë ndryshe nga ajo që ka disa kohë që përsërit kanali i tyre televiziv.
“Shumë prej nesh mbrojnë një ndryshim rrënjësor në sistemin e arbitrazhit, duke iu afruar modelit anglez apo gjerman, me një organizim krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më tepër transparencë në të gjitha vendimet strukturore të arbitrazhit spanjoll.
“Ajo që është me të vërtetë e habitshme është se, në një takim të La Ligës më 19 prill 2023, ne debatuam dhe madje votuam për këtë ndryshim dhe Real Madridi e kundërshtoi atë, duke u shfaqur i vakët dhe pa propozuar zgjidhje. A mund të ketë lidhje me faktin se , në atë kohë, Rubiales ishte presidenti i RFEF dhe Florentino Pérez ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të RFEF?”
Real Madridi nuk ka marrë ende një përgjigje nga federata spanjolle në lidhje me letrat dërguar atyre.