Close Menu
    Aktuale

    Kallas: Maqedonia e Veriut e di më mirë se kushdo tjetër që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është e lehtë

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    KQZ-ja për transportimin e votave nga diaspora: Do të ruhet integriteti i procesit

    DailyNewsBy DailyNewsFebruary 4, 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimeve të video-materialeve ku shfaqej mënyra e transportimit të fletëvotimeve në Zvicër.

    KQZ-ja ka dhënë sqarime lidhur me këto raportime, duke theksuar se transportimi i materialeve votuese do të bëhet në mënyrën tokësore nën monitorimin e zyrtarëve të KQZ-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Sipas KQZ-së kjo mënyrë e transportimi është bërë pasi që procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues.

    Reagimi i plotë:

    Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të japë sqarimet e mëposhtme:

    Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo e fundit ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.

    Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së.

    Gjithashtu, KQZ sqaron se sjellja e pakove me fletëvotime dhe materialeve të tjera zgjedhore në Republikën e Kosovës do të bëhet nën shoqërimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të KQZ-së, me statusin e dërgesave diplomatike.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është siguruar që kjo mënyrë e transportit të jetë e sigurte, pa ndonjë problem dhe që të ruhet integriteti i procesit dhe materialeve zgjedhore. Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave.

    Ky vendim për këtë mënyrë transportimi është marrë pasi procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues.

    KQZ sqaron se, përveç këtij ndryshimi, të gjitha procedurat e tjera për tërheqjen e dërgesave postare të KQZ-së dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të zhvillohen sipas planifikimeve të mëhershme të miratuara nga KQZ.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Kallas: Maqedonia e Veriut e di më mirë se kushdo tjetër që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është e lehtë

    DailyNewsMay 23, 2025

    “Bashkimi Evropian mbetet me Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit të plotë”, tha sot…

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.