Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    “Jam sulmuar rëndë”, ish-kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë

    DailyNewsBy DailyNewsFebruary 4, 2025

    Ish-kryeshefja e Infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në Prishtinë duke bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

    “Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet. Situata me qentë endacakë, të cilët kanë përqendrim të lartë në disa zona të Prishtinës, është bërë krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike” ka theksuar ajo.

    Po ashtu, ajo ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

    “Unë dje më datë 2 Shkurt 2025, jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë nga një turmë e madhe qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, në rrugën për të arritur tek Sheshi i Katedrales. Qentë dolën papritmas nga oborri i Kishës dhe Galerisë, duke më shkaktuar një frikë të madhe dhe duke më shkaktuar lëndime shumë të rënda. E gjithë kjo ndodhi dhe nuk kishte kalimtarë të tjerë që të mund të më ndihmonin. Me shumë mundim, arrita të largohem nga zona dhe, me ndihmën e forcave të mia, u drejtova në QKUK ku mora kujdesin mjekësor të nevojshëm. Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të ngjashme që ndodhin çdo ditë në qytet. Është e pa pranueshme që të vazhdojnë këto sulme dhe kërcënime ndaj qytetarëve të pafajshëm. Situata ka shkuar përtej asaj që mund të quhet thjesht një shqetësim – kjo është një rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe një krizë që kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet. Prandaj, bëj apel të fuqishëm për të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë problem. Qentë endacakë nëpër rrugët e qytetit dhe mosndërhyrja e shpejtë e institucioneve është një neglizhencë që po i shkakton qytetarëve dhimbje dhe frikë të vazhdueshme”, ka shkruar ajo në postimin e djeshëm në Facebook.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.