Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.