Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Trump pauzon vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për një muaj

    DailyNewsBy DailyNewsFebruary 3, 2025

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të pauzojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës për një muaj, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë për arritjen e një “marrëveshjeje” mes dy shteteve.

    Trump, në një postim në rrjetet sociale pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se ai do të marrë pjesë në bisedime me palën meksikane, së bashku me udhëheqësit e Departamentit amerikan të Shtetit, Thesarit dhe Tregtisë.

    “Ne u pajtuam për pauzimin e menjëhershëm të tarifave të planifikuara për një muaj, periudhë gjatë së cilës ne do të zhvillojmë negociata. Mezi pres pjesëmarrjen në këto negociata së bashku me presidenten Sheinbaum, teksa ne tentojmë të arrijmë një ‘marrëveshje’ mes dy shteteve tona”, shkroi Trump.

    Edhe presidentja meksikane njoftoi për pauzimin e tarifave dhe shtoi se ekipet do të nisin punën që sot në dy fusha: sigurinë dhe tregtinë.

    Gjatë fundjavës, Trump urdhëroi vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj të gjitha mallrave, ndërkaq Meksika u përgjigj po ashtu me tarifa, por pa specifikuar se cilat produkte do të shënjestronin.

    Gjatë bisedës me Trumpin, Sheinbaum tha se shteti i saj është pajtuar që të dërgojë 10.000 trupa të Gardës Kombëtare në kufirin me SHBA-në për të ndalur kalimin e drogave në SHBA, veçmas të fentanilit.

    Ndërkaq, presidenti amerikan tha se trupat meksikane po ashtu do të punojnë që të ndalin emigrantët ilegalë që të hyjnë në SHBA.

    Përveç Meksikës, Trump ka urdhëruar vendosje të tarifave edhe për Kanadanë dhe Kinën, shtete që kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, por edhe kanë bërë thirrje për bisedime tregtare në vend të tarifave. Tarifat amerikane mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët dhe t’i dëmtojnë ekonomitë e të gjitha palëve të përfshira.

    Trump ka thënë se ai i ka vendosur këto tarifa ndaj fqinjëve të SHBA-së derisa të ndalet fluksi i emigrantëve dhe i fentanilit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

    Presidenti amerikan kishte deklaruar se të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika do të goditeshin me 25 për qind tarifa, ndërkaq produktet energjetike kanadeze me 10 për qind. Po ashtu, një taksë prej 10 për qind do të vendoset për mallrat nga Kina, përveç tarifave të vendosura më herët.

    Vendimi për tarifa ndaj këtyre shteteve – përjashtuar Meksikën – pritet të hyjë në fuqi më 4 shkurt./Radio Evropa e Lire

    Lajme të ngjashme

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    May 23, 2025

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    May 23, 2025

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    May 23, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.