Tregu i transferimeve ka hyrë në një fazë të re me hapjen e dritareve të transferimeve në ligat kryesore evropiane.
Kjo periudhë, e cila është një nga momentet më të ngrohta të vitit për tifozët dhe klubet, u nis në janar dhe do të mbyllet sot (3 shkurt).
Klubet janë në luftë me kohën për të kompletuar transferimet e ditës së fundit të afatit kalimtar.
Me afatin deri më 3 shkurt, klubet kanë më shumë kohë për të finalizuar marrëveshjet dhe për të siguruar lojtarët që mund të ndryshojnë fatin e tyre në pjesën e dytë të sezonit.
Tifozët mund të presin shumë lëvizje interesante në të gjitha ligat kryesore evropiane ditën e fundit.
Premier League
Afati kalimtar i transferimeve dimërore në Premier League u hap zyrtarisht të mërkurën, 1 janar, dhe do të mbyllet të hënën, 3 shkurt, në orën 24:00.
Edhe pse data tradicionale e mbylljes së tregut është 31 janari, ky vit është një përjashtim.
Meqenëse 31 janari bie në një të premte, ligat evropiane kanë rënë dakord të zgjasin afatin deri të hënën, 3 shkurt, për të lejuar më shumë kohë për negociata.
La Liga
Në Spanjë, afati kalimtar i transferimeve u hap të enjten, 2 janar, dhe do të mbyllet në orën sot në orën 24:00 ashtu si në Premier League.
Serie A
Në Itali, afati kalimtar i transferimeve dimërore në Serie A u hap të enjten, 2 janar, dhe do të mbyllet të hënën, 3 shkurt, në orën 20:00.
Serie A, e cila ka rivlerësuar vlerën e saj në vitet e fundit me kthimin e klubeve të mëdhenj si Juventus, Inter dhe Milan në skenën evropiane, pret të jetë aktive në tregun e transferimeve.
Bundesliga
Bundesliga, kampionati gjerman, u hap përsëri për transferime të mërkurën, 1 janar, dhe do të mbyllet sot në orën 18:00.
Ligue 1
Në Francë, Ligue 1 hapi dritaren e saj të transferimeve të mërkurën, 1 janar, dhe do ta mbyllë të hënën, 3 shkurt, në orën 23:00.