Ish futbollisti i njohur tani trajneri, Liridon Kukaj pas largimit nga Prishtina, iu është bashkuar stafit të trajnerëve te Trepça 89′.
Kukaj ishte dikur edhe futbollist i skuadrës mitrovicase, teksa tani do ta vazhdojë karrierën e tij si ndihës trajner tek kjo skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Trepçës 89′:
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për arritjen e marrëveshjës me ish futbollistin Liridon Kukaj si pjesë e stafit të Minatorëve.
Kukaj në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit edhe si futbollist, ai së fundmi ishte pjesë e stafit të FC Prishtinës kurse tani i u ka bashkuar skuadrës në fazën pregaditore në Shqipëri.
Mirëseerdhe Kukaj”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport