Një pjesë e madhe e qytetarëve edhe sot u grumbulluan para vendkalimit të këmbësoreve në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup për të shprehur ngushëllimet e tyre për Frosina Kullakovën e cila u aksidentua deri në vdekje. Për shumicën e qytetarëve, ky vend do të mbetët pikë e zezë, e cila do t’ua përkujtojë këtë fatkeqësi. Kërkojnë të rritet siguria në komunikacion dhe të ndalohet njëherë përgjithmonë vozitja e shpejtë përgjatë këtij bulevardi.
“Kjo që po ndodh nëpër rrugët e kryqytet është e tmerrshme. Ke frigë që të kalosh rrugën, pasi që aq shumë shpejtë ngasin automjetet. Unë nuk e kam të qartë se për ku nxitohet ky popull kështu.”, u shpreh një qytetare.
“Nuk e di çfarë të them, po më rrëthqet lëkura, është tragjedi e madhe.”, tha një qytetar.
“I shpreh ngushëllime familjarëve, por tani është koha që të vetëdijesohemi të gjithë, përndryshe do të kemi përseri tragjedi të tilla” u shpreh një qytetar.
Autoritet po punojnë në detektimin e të gjitha pikave të zeza në komunikacion për ti parandaluar fatkeqësitë, thotë drejtor i byrosë për siguri publike Aleksandar Janev. paralajmëron se këtë problematik do të zgjidhet në mënyrë sistematike, duke pasur gjoba të mëdha ndaj shkelësit të rregullave në komunikacion, por njëkohësisht thekson nevojën imediate për vetëdijesim nga të gjithë qytetarët.
“Nuk duhet t’ju blejmë fëmijëve tanë të mitur automjete me të cilën do të jenë pjesëmarrës në komunikacion pa i plotësuar kushtet. Këtu mendojë edhe për motorë apo automjete pa u pajisur paraprakisht me patentë shoferi.”, tha drejtor i byrosë për siguri publike Aleksandar Janev.
20 vjeçarin Vasil Jovanov me 130 kilometra në orë në gjendje të alkoolizuar shkeli me veturën e të atit të tij 22 vjeçaren Frosina Kullakovën. Ai nuk kishte patentë shoferi, ndërsa dosja e tij policore zbulon se në të kaluarën ai ka bërë disa vepra të tjera penale. Për këtë rast ditë më herët u mbajtën edhe protesta si shenj revolte ku u kërkua dënim maksimal për të.