Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në intervistën e djeshme për “Klik plus” në TV 21, tha se ka mbicie të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, se ka shumë vizione për kryeqytetin, por thotë se, megjithatë, janë të rëndësishme rrethanat në të cilat do të sillet vendimi gjatë zgjedhjes së kandidatit për kryetar të qytetit.
“Kam shprehur publikisht ambicien time për postin e kryetarit të bashkisë, por gjithsesi duhet t’i japim kohë një shans”. Besoj se propozimi që do t’i japë Mickoski organeve ekzekutive do të jetë zgjidhja më e përshtatshme dhe jam i bindur se ai propozim do të jetë kryetari i ardhshëm i Shkupit. “Më pëlqen ajo që bëj, mundohem të jap maksimumin, por sigurisht se vendi i kryetarit do të ishte një sfidë e madhe për mua”, tha Perinski.