Kandidati për deputet me numër 19 i koalicionit AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj ka thënë se me Ramush Haradinajn kryeministër, shëndetësia do të jetë ndër prioritetet e para qeveritare.
Dreshaj tutje është shprehur se mantilbardhët do të jenë heronjë me vepra e jo vetëm në letër siç janë tani.
‘’Me Listën e Fitorës 137, me Ramush Haradinaj Kryeministër, Shendetësia do të jetë një ndër prioritetet qeverisëse’’.
‘’Mantibardhët, heronjë në letër, do të jenë heronjë me vepra. Brengave të tyre do të ju vjen fundi. Ne nuk mashtrojm por veprojm!’’, ka shkruar 19-shi i Listës së Fitores (137) në Facebook.