Sot (e premte) parashihet mot me vranësira të ulëta dhe mundësi për mjegull në orët e hershme të mëngjesit.
Gjatë ditës parashihet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje shiu në Kosovë.
Ndërsa era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 27 km/h.
Kurse temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C raporton MeteoKosova.