Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë një kritikë ndaj kryeministrit dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke thënë se po sillet si një figurë pastruese në politikë, një mendësi që Mehmetaj e përshkroi si “sindroma e Zotit”.
Mehmetaj gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen për sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe pasurisë publike.
“Për shembull krahu i luftës kur e ka sulmuar dikë të LDK-së. Kanë menduar përnime që është ashtu. Tash nuk është më ashtu. Se kur shkon Haki Abazi në VV ai bëhet mrekullia vetë, kur shkon Mimoza Kusari në VV shpërlahet. Asnjë politikan më herët nuk e ka pas idenë mbi vetën se ai është pastruesi, ai është Jezusi. Mjafton me ia pastru këmbët me lot atij edhe të lahesh. E kjo është sindroma e Zotit, veç ky e ka.
Ideja që është përcaktuesi final i situatave, i njerëzve. Kjo s’ka ndodh ma herët. Përshtypje hyjnore për vetë askush nuk ka pas. E kjo është shumë e rrezikshme.
Edhe tjetra. Ka pas tylifarë sulme për persona nga njëri krah, e ka sulmuar personin tjetër. Kush institucionet e shtetit nuk i ka prek. Përveç LVV-së, ka besuar që është mire me i kall institucionet e shtetit dhe pasurinë shtetërore”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.