Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Trump njofton se planifikon të dërgojë emigrantët e paligjshëm në Guantanamo

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 30, 2025

    Presidenti Donald Trump njoftoi se po urdhëron hapjen e një qendre paraburgimi në Gjirin e Guntanamos, për të mbajtur deri në 30 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

    Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit.

    “Do t’i dërgojmë në Guantanamo”, tha Presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk dha më tepër hollësi.

    Trump e bëri njoftimin pak para se të nënshkruante në ligj, projektligjin e miratuar nga Kongresi për ndalimin e imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky është ligji i parë i nënshkruar nga Presidenti.

    Projektligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

    Zoti Trump e cilësoi si “një ligj historik” dhe “nderim të jashtëzakoshëm” për studenten.

    Ligji parashikon që personat që gjenden në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA dhe që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme të ndalohen dhe potencialisht të deportohen, madje edhe para se të dënohen.

    Laken Riley, 22 vjeç ishte duke bërë vrap më 22 shkurt dhe u vra nga Jose Antonio Ibarra, një shtetas nga Venezuela që kishte hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme. Ibarra u shpall fajtor në nëntor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

    “Ajo ishte një dritë ngrohtësie dhe mirësie”, tha Presidenti Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ku ishin të pranishëm prindërit dhe motra e studentes së vrarë. “Është një nderim i jashtëzakonshëm për vajzën tuaj ajo që po ndodh sot, kjo është gjithçka që mund të them”, tha zoti Trup duke shtuar se sot po firmosej një ligj historik që do të shpëtojë shumë jetë./VOA

    Lajme të ngjashme

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    May 23, 2025

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    May 23, 2025

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    May 23, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.