Kryetari i Alencës për Shqiptarët Arben Taravari, sot në Kuvend duke u përgjigjur deputetëve të BDI-së, ju tha se BDI duhet ngadalë-ngadalë ta ndërron “Mindset-in” komplet dhe të kuptoj se jemi shekulli 21 dhe çiftelia, pushkët, ofendimet dhe përdorimi i njerëzve dhe termeve të shekullit të kaluar duke u thënë njerëzve se janë të shitur nuk u kalojnë në shekullin 21.
“Me këtë retorike. Thjeshtë niseni të modernizoni dhe të mendoni në mënyrë evropiane, sepse pretendimi ynë si shtet është të shkojmë në Evropë dhe jo të kthehemi mbase në mesjetë”, tha Taravari.
Taravari: Më shumë se gjysma e terapisë biologjike në Onkologji tashmë kanë arritur
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot para gazetarëve e ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e ilaçeve që nevojiten për terapinë biologjike në Onkologjinë kanë arritur sot ndërsa nesër do të arrijë edhe një pjesë tjetër. Ministri Taravari, u shpreh se pjesa e mbetur do të arrijë të hënën për t’i kompletuar nevojat e pacienteve.
“Pjesa dërmuese e terapisë ka arritur dhe ditën e hënë duhet të arrijnë edhe tre ilaçe tjera. I kemi kryer të gjitha procedurat, ata të cilët e bëjnë furnizimin mund të ndodhë që dy ditë të vonohen”, tha Taravari.