Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga Lumi Potomac në Uashington pas përplasjes tragjike mes një avioni të “American Airlines” dhe një helikopteri “Black Hawk” të Ushtrisë amerikane, raportojnë BBC dhe CBS.
Në bordin e avionit ndodheshin pasagjerë të ndryshëm, përfshirë patinatorë amerikanë dhe rusë.
Sipas deklaratës nga organi qeverisës i sportit në SHBA, disa atletë dhe trajnerë të patinazhit figurativ ishin në fluturim, ndërsa Kremlini ka konfirmuar praninë e shtetasve rusë, përfshirë trajnerët e njohur Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, ish-kampionë të botës në patinazhin figurativ.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të nxjerrë më shumë detaje nga vendi i ngjarjes.