Sipas raprotimeve italiane, Milani shpreson se Feyenoord do të pranojë ofertën e tyre të fundit për Santiago Gimenez me vlerë 30 milionë euro plus shtesa.
Çmimi i kërkuar nga pala holandeze ka qenë gjithmonë një minimum prej 40 milionë euro dhe ka pasur sugjerime se oferta origjinale ishte vetëm 20 milionë euro plus një përqindje të tarifës së shitjes.
Negociatat vazhduan dhe, të vetëdijshëm se lojtari po shtyn për transferimin në San Siro, kjo i inkurajoi kuqezinjtë të rrisin propozimin e tyre.
Drejtuesit e Milanit kanë besim se Feyenoord do të pranojë dhe do të paguhet pjesërisht nga shitja e Alvaro Moratas te Galatasaray për rreth 16 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/