Skuadra e Bashkimit ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës.
Prizrenasit kanë triumfuar në gjysmëfinalen e dytë ndaj Vëllaznimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 90-73, rezultat ky që ia mundësoi përmbysjen e madhe nga ndeshja e parë.
Në finale, Bashkimi do të përballet me skuadrën e Trepçës.
/GazetaBlic Sport/