Hasan Shala, avokat dhe ish-anëtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka komentuar vendimit të këtij institucioni për dënimin e gjuhës së përdorur nga Lista për Familjen, duke e konsideruar këtë trajtim si të padrejtë. Lista për Familjen është gjobitur me 18 mijë euro nga PZAP-ja për gjuhën e përdorur gjatë fushatës.
Në Debat Plus, Shala ka theksuar se ky lloj i diskursit gjatë fushatës nuk duhet të dënohet, duke shtuar se çështja e martesës së personave të të njëjtit seks ende nuk është rregulluar me ligj në Kosovë.
Ai ka theksuar se, ndërsa grupet LGBT kanë të drejtën të kërkojnë ndryshime ligjore në këtë aspekt, ata nuk mund të kenë privilegje mbi të tjerët.
“Kjo gjuhë nuk është për me u dënu. Për shkak se kjo çështje nuk është rregulluar në ligj. Sa kanë të drejtë këta që mos me u miratu ai ligj. Aq kanë të drejtë edhe grupi i LGBT, q me vendos në ligj këtë çështje. Andaj mendoj që këta duhet me qenë të barabartë, nuk munden me qenë të privilegjuar. Prandaj kjo nuk është dashtë me u trajtu si çështje që ka përdorë gjuhë të urrejtjes. Gjykata Supreme do t’i jep fund kësaj çështje”, ka thënë Shala në Debat Plus.
Dënimi nga PZAP-i, Korenica i ashpër: Pash të Madhin Zot a mendoni që mundeni me na ndalë