Policia e Kosovës më 16 tetor të vitit të kaluar mbylli një komunë paralele serbe që vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut. Kjo strukturë ilegale, ishte krijuar për të ofruar shërbime për komunitetin serb të fshatrave Bajë dhe Suhogërll të Skenderajt.
Policia mbyll një pjesë të komunës paralele serbe të Skenderajt, funksiononte në veri
Por, kjo ka marrë një kthesë tjetër pas deklaratave të Hajrullah Çekut, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ministër i Kulturës gjatë katër vjetëve të fundit, i cili propagandoi se kjo komunë paralele ndodhej në Skenderaj.
Çeku e përdori rastin për të sulmuar kundërshtarët politikë, respektivisht PDK-në, pas një tubimi të Vetëvendosjes në Skenderaj – ku nuk u mirëpriten.
“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje”, ka shkruar Ceku.
Deklarimi i Çekut se komuna paralele ndodhej në Skenderaj, dhe jo në Mitrovicën e Veriut, u kritikua ashpër në Debat Plus, ku analistët e akuzuan atë për propagandë dhe përçarje.