Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin për identifikimin e disa të rinjve që dyshohen për grabitje dhe vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Policia ka publikuar të martën fotografi të të dyshuarve me qëllim identifikimi.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat kërkohen për Grabitje dhe Vjedhje të rënda”, thuhet në njoftim.
Autoritetet thanë se kushdo që ka informacione mbi të dyshuarit të telefonojë në numrin 192.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” ,thuhet nga PK-ja.