Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Mickoski: Shërbimet më kanë ndjekur në mënyrë ilegale e dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 28, 2025

    Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg.

    “Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që janë në burg. Ajo që, bazuar në një informacion të supozuar të marrë nga një informator, ishte përgatitur një shënim që më pas, sipas procedurës së agjencisë, shërbente si alibi që të mundet në mënyrë institucionale të ndiqet dhe theksoi se nuk është në rregull dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që MPB nuk ishte informuar. Bazuar në atë që arrita të shoh dhe dëgjoj nga njerëzit me të cilët komunikoj, e që janë të punësuar në agjencitë që merren me sigurinë, mund të konkludoj se bëhet fjalë për një procedurë të brendshme ku shfrytëzohen resurset e këtyre agjencive, të cilat zakonisht veprojnë bazuar në informacionet e marra, pa pasur prova materiale”, theksoi Mickoski në intervistën për “360 gradë”.

    Kryeministri Mickoski njëherit sqaroi se përse konsideron se ndjekja e tij ishte, siç potencoi, keqpërdorim klasik i resurseve shtetërore.

    “Kjo për mua nuk është në rregull dhe do t’ju them edhe pse. Sepse, nëse unë do të kisha financuar apo inspiruar një formacion të armatosur që përbënte rrezik për rendin juridik dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe një nga këto agjenci e kishte konstatuar këtë, atëherë logjikisht kjo agjenci duhej të informonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Parashtohet pyetja se pse nuk e informoi? Po ju jap edhe përgjigjen. Sepse në atë periudhë, kur agjencia kishte konstatuar këtë përmes informacionit të marrë nga burimi i saj, nuk kishte informuar ministrin për arsye se ministri atëherë ishte ministri teknik Naqe Çulev. Sepse nuk është e saktë. Sepse do të konstatohej një keqpërdorim klasik”, tha Mickoski.

    Lidhur me eurointegrimet, ai theksoi se ende nuk jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian sepse Qeveria e kaluar e ka ndryshuar emrin për hyrje në NATO dhe BE, duke pranuar çfarëdo lloj marrëveshje që u janë vendosur në tryezë, sepse siç tha, ata kanë menduar se në atë mënyrë do t’u falet krimi që e kanë bërë.

    “Populli qartë tha se çfarë mendon për marrëveshjen që atëherë ishte në tryezë. A ishte normale ajo tërheqje e deputetëve në kaudër të Parlamentit për të votuar atëherë? A është kjo në frymën e Aleancës së NATO-s dhe vlerave të BE-së? Çështja nuk ishte për ndryshim të emrit për në NATO, por ishte edhe për anëtarësim në BE. Ku jemi tani? Unë dhe ju bisedojmë për atë temë, ndërkaq që nuk duhet të bisedojmë, sepse duhet të jemi anëtare e BE-së. Ndërkaq mua, atë vit, 2018, disa politikanë evropianë më thoshin se jemi ‘frontranerë’ për 4 deri 5 vite do të jemi anëtare e BE-së. Klauan ato pesë vite, ndërkaq ku jemi ne në sallë pritjeje… Fajtorë janë këta të cilët paraprakisht e udhëheqnin qeverinë e vendit që pranonin gjithçka që u vendosej në tryezë, duke menduar se në atë mënyrë do t’u falet krimi”, tha Mickoski.

    Lajme të ngjashme

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    May 23, 2025

    Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve

    May 23, 2025

    Balabanov: Do të propozojmë deklaratë që do të konfirmojë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut

    May 23, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.