Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 28, 2025

    Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri, si dhe do të mundësojnë rikthimin në detyrë të mijëra trupave, që u shkarkuan pas refuzimit për të bërë vaksinat kundër COVID-19, gjatë pandemisë.

    Njoftimi u bë të hënën nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

    Zoti Hegseth, një ish-gazetar i rrjetit televiziv Fox News dhe veteran lufte, u miratua në Senat me një shumicë të ngushtë, çka shënoi një fitore të madhe për Presidentin Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të kandidaturës së tij.

    “Më shumë urdhra ekzekutivë do të miratohen”, u tha zoti Hegseth gazetarëve sot në Pentagon, në ditën e tij të parë të plotë në këtë detyrë.

    Zoti Hegseth ka premtuar të sjellë ndryshime të mëdha në Pentagon. Një nga prioritet e tij ishte dhe eliminimi i programeve mbi diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në ushtri.

    Zoti Hegseth u përshëndet në hyrje të godinës (Pentagonit) nga ushtaraku më i lartë, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjenerali i Forcave Ajrore C.Q. Brown, të cilin sekretari i mbrotjes e ka kritikuar në një nga librat e tij të fundit.

    I pyetur nëse do ta largonte nga detyra zotin Brown, zoti Hegseth u përgjigj me shaka se ai po qëndronte pranë tij.

    “Po qëndroj pranë tij në këto momente dhe mezi pres të punoj me të”, tha ai duke i vendosur dorën mbi shpatulla zotit Brown.

    Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ ka njoftuar më herët mbi mundësinë e shkarkimeve në masë të oficerëve apo drejtuesve të rangut më të lartë në ushtri, diçka që zoti Hegseth vazhdimisht refuzoi ta përjashtonte gjatë procesit të konfirmimit të tij në Kongres.

    Emërimi i zotit Hegseth krijoi përçarje në Senat, pasi pozita e lartë në Pentagon historikisht u është besuar kandidatëve me përvojë të thellë në drejtimin e organizatave të mëdha, e që gëzojnë mbështetje të gjerë dypartiake./Zeri i Amerikes

    Lajme të ngjashme

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    May 23, 2025

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    May 23, 2025

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    May 23, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.