Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.
Rastin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë tre persona kanë vdekur. Lutemi për të dhe për të aksidentuarit e tjerë”, ka shkruar Nura në Facebook.
Kryetari i Skenderajt shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.
Lidhur me rastin, portali Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit, nuk ma mundur të marrë përgjigje.