Sot Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] ka njoftuar për nisjen e trajnimit të 354 rekrutë për t’u bërë ushtarë të FSK-së, por që brenda fotografive të shpërndara shihet se disa prej tyre nuk kishin mbathje ushtarake por atlete të thjeshta.
E për këtë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka deklaruar se ka çizme mjaftueshèm në depotë e tyre. Tutje në postimin e shpërndarë në “Facebook”, Ministria ka njoftuar se “Forca e Sigurisë së Mbrojtjes do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik”.
“Forca e Sigurisë së Mbrojtjes do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik.
Ndërsa, qytetarët i sigurojmë që asnjë pjesëtarët i FSK-së nuk ngelet pa çizme”, njoftoi Ministria.
Tutje thuhet se në depot janë pranuar 2730 palë çizme dhe të njëjtat janë shpërndarë tek FSK-ja dhe pjesëtarët e saj.
“Në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme nga Ministria e Mbrojtjes. Pra, 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njejtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve.
Duke marë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të githë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok. Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjerër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes.
E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet insitucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin”, thuhet tutje në reagim.