Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Shala: Gjyqësori i paaftë të sigurojë gjykime brenda afateve të arsyeshme kohore

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 26, 2025

    Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2024, qytetarët e Kosovës janë ankuar më së shumti për shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, me gjithsej 171 raste.

    Në lidhje me këtë nga Institutit Demokratik të Kosovës (IKD) kanë deklaruar se ky numër i madh i ankesave tregon një mungesë serioze të funksionimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

    Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë për Ekonomia Online se sistemi gjyqësor në Kosovë, përkundër përpjekjeve, nuk është në gjendje që të garantojë gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, raporton Ekonomia Online. 

    “…Aktualisht sistemi gjyqësor në Kosovë, përkundër përpjekjeve, nuk është në gjendje që të garantojë gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe këtu ndikojnë disa arsye” tha Shala.  “Arsyeja me kruciale është mbingarkimi i sistemit të drejtësisë me numër të madh të lëndëve. Për shkak se institucionet e administratës publike nuk kanë përmbushur detyrimet e veta, për çështjen e kontratës kolektive, çështja e pensioneve të dyfishta e të tjera. Përkundër se është e qartë se cili është obligimi i administratës publike, të njëjtit nuk kanë reflektuar dhe i kanë detyruar qytetarët që të shkojnë në gjykatë. Kjo e ka rënduar edhe gjyqësorin, i cili nuk ka qenë në gjendjen që të përgjigjet brenda një afati të arsyeshëm kohor”. 

    Shala ka thënë se nuk është kjo arsyeja e vetme vonesat. 

    Ai ka përmendur edhe efikasitetin e gjyqtarëve, si një nga çështjet që kanë ndikuar në këtë drejtim. 

    “Ky numër i ankesave, duke pasur parasysh edhe raportin me numrin e përgjithshëm të ankesave të deponuar në IAP, tregon se çështja e gjykimit të drejt paraqet një shqetësim për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Shala.

    Shala ka nënvizuar se reforma e sistemit gjyqësor dhe procesi i vetingut mbeten të domosdoshme për të rikthyer besimin e publikut ndaj drejtësisë.

    Ai shtoi se, pavarësisht zotimeve për fillimin e procesit të vetingut, ky proces ende nuk ka nisur, duke shtuar se disa ligje të rëndësishme që do të ndihmonin funksionimin e sistemit gjyqësor kanë mbetur të papërfunduara.

    “Nëse flasim për reforma të mëdha, definitivisht vetingu vazhdon me qenë nevojë për sistemin e drejtësisë, për shkak se niveli i besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor është ende i ulët dhe është i pamjaftueshëm dhe nëse sistemi gjyqësor nuk ka besimin e publikut, atëherë e ka vështirë që të jetë një adresë kredibile për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, pa marr parasysh sesi funksionon është shumë e nevojshme që sistemi gjyqësor të ketë një besueshmëri nga publiku”, tha Shala. 

    Shala përmendi gjithashtu përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për një projektligj mbi gjykimin brenda afateve të arsyeshme kohore, por theksoi se ky projektligj nuk adreson nevojat reale dhe mund të krijojë më shumë kaos sesa zgjidhje.

    “Gjithë kjo kohë që ka kaluar e ka lënë gjyqësorin pa këto ligje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e tyre. Sa i përket gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor ka pasur një tentativë të Ministrisë së Drejtësisë që e ka publikuar në konsultime publike, një projektligj të tillë, mirëpo që përkundër qëllimit legjitim që ka një projektligj i tillë prapë se prapë i njëjti nuk i përgjigjet nevojave reale që ka kjo çështje dhe situatës aktuale në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë, duke rrezikuar që më tepër të krijojë kaos brenda sistemit të drejtësisë se sa të adresojë çështjen e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.