Një zyrtar policor është plagosur të premten nga arma e zjarrit në një poligon privat në dalje të qytetit të Gjilanit.
I plagosuri raportohet se është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.
Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës, dhe po pret përgjgije nga ana e tyre për më shumë detaje rreth rastit.
Dyshohet se i përfshirë në rast është edhe një qytetar, por ende nuk janë të qarta arsyet që çuan në plagosje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e Policisë, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria për të hetuar më tej.
Siç raporton Kallxo.com, zyrtari policor që ka mbetur i plagosur është pjesë e gjeneratës së fundit të Policisë, e cila u diplomua më 24 janar 2025.