Close Menu
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    DailyNews
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz
    DailyNews

    Abdixhiku në Dobrajë të Madhe: Sa shumë entuziazëm, si askund

    DailyNewsBy DailyNewsJanuary 26, 2025

    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar turin e tij të tubimeve masive, duke e mbajtur të katërtin në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.

     “Tubimi i katërt; fshati Dobrajë e madhe! E ZJARRTË! Dobrajë, flakë! Sa shumë entuziazëm këtu; si askund! Pas tubimit masiv në Shtime, vazhduam me tubimin e nëndegës sonë në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit. Gjetëm pritjen e ngrohtë, entuziazmin e bashkimin qytetar që e karakterizon mbështetjen e kësaj ane për LDK-në!” – ka thënë kryetari i LDK-së.

    Abdixhiku theksoi rëndësinë e projekteve konkrete dhe ambicieve të mëdha për një të ardhme të shpresëdhënëse për Kosovën.

    Ai shtoi se fitorja e Kosovës mund të arrihet vetëm përmes bashkimit qytetar dhe vizionit të qartë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    “E ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet vetëm përmes projekteve konkrete me ndikim direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Prandaj programi dhe ekipi ynë po e bëjnë dallimin në këtë fushatë sepse sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës! Falënderim i veçantë Imrisë për këtë organizim të mirë, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Imri Ahmeti, Shkelzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica Llugiqi, Ardian Olluri dhe Lulzim Zhegrova.

    124 është numri, 9 shkurt është dita. Bashkë do të bëhemi ndryshimi për Kosovën!

    #LDK124” – tha Abdixhiku.

    Lajme të ngjashme

    Përshpejtohet rënia e lindjeve në Shqipëri, në 4 vite 26% më pak foshnja!

    May 21, 2025

    Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

    May 21, 2025

    Rama mesazh kandidatëve pas zgjedhjeve: Rezultati do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë

    May 21, 2025
    Aktuale

    Presidentja e Sllovenisë në Parlamentin Evropian: Në Gaza po ndodh gjenocid, BE të veprojë! Zgjerimi është detyrim moral

    DailyNewsMay 23, 2025

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel,…

    Arsenali me interesim serioz për Sane

    Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

    SHBA-ja dhe Irani mbajnë rund vendimtar të bisedimeve bërthamore në Romë

    Agresioni rus në Ukrainë, Trump: Palët arritën në një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve!

    ShowBiz

    Sara Kolami tregon se cili është projekti i saj i ëndrrave

    DailyNewsMay 21, 2025

    Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?…

    Adrola Dushi nuk i ndahet ngjyrës së dashurisë

    DailyNewsMay 21, 2025

    Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut…

    Çiljeta Xhilaga nga seks simbol në një ambise të përkushtuar, ja transformimi

    DailyNewsMay 21, 2025

    Çiljeta Xhilaga, një nga ikonat e muzikës shqiptare dhe e konsideruar për…

    © 2025 DailyNews.mk
    • Ballina
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Globi
    • Sport
    • Showbiz

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.